Presidenti i Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka uruar 103-vjetorin e punës së agjencisë së lajmeve Anadolu.
Anadolu sot feston 103-vjetorin e ekzistencës së saj dhe presidenti turk Erdoğan ka publikuar një mesazh urimi me këtë rast, në të cilin ka theksuar se AA-ja ka qenë dëshmitare e progresit dhe ndryshimeve që Republika e Türkiyes ka përjetuar në të gjitha fushat që nga themelimi i saj.
“Si një nga agjencitë kryesore të lajmeve në botë, Anadolu kryen detyrën e ofrimit të informacionit të saktë dhe të plotë për popullin tonë dhe publikun botëror dhe është kthyer në adresë të gazetarisë parimore dhe të besueshme. Me investime në teknologjitë dhe inovacionet e medias digjitale, ajo ka pasuruar fushën mediatike dhe operon me burime njerëzore të kualifikuara të trajnuar në fushën e gazetarisë”, ka shkruar Erdoğan.
Sipas tij Agjencia vazhdon misionin e saj për përhapjen e zërit të Türkiyes në botë.
“I përgëzoj me mirënjohje dhe urime për punë të mëtejshme të suksesshme agjencisë dhe të gjithë punonjësve të saj”, ka uruar Erdoğan.