Përderisa populli turk e përkujton gjashtë vjetorin nga përpjekja e dështuar për grusht shtet në vitin 2016, është e rëndësishme të kujtojmë pse 15 korriku po festohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar dhe pse ishte një pikë kthese në historinë e Türkiye-s.
Në një natë gjashtë vjet më parë, miliona qytetarë dolën në rrugë dhe rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur demokracinë e Türkiye-s dhe Presidentin e zgjedhur Recep Tayyip Erdogan përballë një grusht shteti të dështuar nga Organizata Terroriste Fetullah (FETO).
Kjo shënoi herën e parë në historinë e republikës që një kontroll ushtarak të dështoj për shkak të rezistencës civile, dhe kështu demokracia triumfoi.
Në procesin e përballjes me një grup ushtarësh të armatosur besnikë të FETO-s, 251 persona u vranë shumica prejt të cilëve dhe të paktën 2700 të tjerë u plagosën.
Atë të premte, komploti i FETO-s për të rrëzuar Qeverinë përfshiu sulmin ndaj Parlamentit, presidencës, forcave të sigurisë, bazave ajrore dhe civilëve. Dy ura në Stamboll u barrikaduan nga tanke dhe armatime të rënda.
Por, pasi presidenti Erdogan u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë, mijëra njerëz u përgjigjën të armatosur vetëm me guximin e tyre. Dhjetëra u vranë në Urën e Dëshmorëve të 15 Korrikut – me imazhe rrëqethëse të ushtarëve të grusht shtetit që shkrepnin mbi civilët dhe përdornin tanke për t'i shtypur.
Sulmet vazhduan edhe të nesërmen në mëngjes, ndërsa tingujt shurdhues të aeroplanëve F-16 vërshuan mbi qiellin e Stambollit dhe Ankarasë. Puçistët synuan gjithashtu presidentin Erdogan, i cili arriti të shpëtojë i padëmtuar nga ajo që shumë e konsideruan si një atentat ose tentativë rrëmbimi.
Në fund, ishte vendosmëria e popullit turk që përfundimisht fitoi kundër një grupi tradhtar ushtarësh që kërkonin të rrëzonin një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Talha Kose për gazetën Daily Sabah shkroi për të gjitha çështjet që do të rrezikoheshin nëse grusht shteti do të ishte i suksesshëm.
“Nëse populli turk nuk do t'i rezistonte përpjekjes për grusht shtet, fragmentimit të shoqërisë, kolapsit të aparatit shtetëror turk, kryesisht lufta civile, rritja e aktiviteteve terroriste brenda kufijve të Türkiye-s, dhe pushtimi i paligjshëm i disa rajoneve të kufirit turk mund të ishte mjaft i mundshëm”.
Në javët pas grusht shtetit të dështuar, prokurorët turq mblodhën prova që konfirmonin përfshirjen e FETO-s dhe liderit të saj të kultit me bazë në SHBA, Fetullah Gulen. Organizata terroriste u akuzua për një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucione, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Ndërkohë, shumë nga aleatët perëndimorë të Türkiye-s, nuk e dënuan menjëherë komplotin e grusht shtetit dhe as nuk dhanë mbështetje të fortë për Qeverinë, diçka që udhëheqësia turke nuk e harroi.
Përkundër se iu prezantuan të gjitha provat për të nisur procedimet ligjore, SHBA, ku vazhdon të jetë Gylen, nuk bëri asgjë për të hetuar atë dhe rrjetin e tij të gjerë të bizneseve.
Fitorja e popullit turk më 15 korrik kishte gjithashtu një rëndësi më të thellë. E njollosur nga një histori grushtesh shteti, ajo që ndodhi në vitin 2016 ishte një qortim i fortë ndaj një regjimi ushtarak që nga viti 1960.
Grushti ushtarak i vitit 1960 e përmbysi Adnan Menderesin, kryeministrit të parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe Qeverinë e tij. Ekzekutimi i Menderesit nga junta u bë në vitin 1961. Në vitin 1980, një grusht shteti u drejtua nga shefi i atëhershëm i Shtabit të Përgjithshëm Kenan Evren dhe zgjati tre vjet.
Ishte ajo peshë e historisë së bashku me një vullnet popullor për t’i thënë kurrë më një grusht shteti, që bëri qindra mijëra njerëz nga të gjitha moshat dhe orientimet politike të mbushnin rrugët dhe të parandalonin një sulm ndaj demokracisë së tyre në verën e vitit 2016.
Prej atëherë, 15 korriku ka ardhur për të simbolizuar një fitore për ata që besojnë në një Türkiye demokratike – dhe një frymëzim për miliona që e shikonin demokracinë turke si një shembull të ndritshëm në botën myslimane.