17-vjeçarja mbijetoi 248 orë nën rrënoja.     / Foto: AA

Një vajzë e re u shpëtua nga rrënojat 248 orë pas tërmetit, në Kahramanmaraş.

Në ditën e 11 të përpjekjeve të kërkim-shpëtimit, një viktimë e re e tërmetit është shpëtuar nga ndërtesa e shembur 248 orë pas tërmetit të parë që goditi Türkiyen jugore.

Pamjet nga provinca Kahramanmaraş tregojnë momente të pritjes së ekipeve të emergjencës me shpresën për shpëtimin e viktimës së bllokuar nga rrënojat.

17-vjeçarja Aleyna Ölmez u nxor e gjallë nga rrënojat dhe u transferua në spital.

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e së hënës ka arritur në mbi 36.000 dhe më shumë se 100.000 të lënduar.

Mbi 200.000 viktima janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani.

Tërmeti i parë me magnitudë 7,7 goditi qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaraş herët të hënën, më 6 shkurt dhe tronditi fuqishëm disa provinca të tjera, duke përfshirë Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

Më pas në orën 13:24 (1024 GMT), një tërmet i dytë me magnitudë 7,6 me qendër në rrethin Elbistan të Kahramanmaraş goditi rajonin.

Tërmetet u ndien edhe në disa vende fqinje të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë.

TRT Balkan / agjencitë