Türkiye zgjedh presidentin nëpërmjet një sistemi me dy raunde, ndërsa deputetët zgjidhen nëpërmjet një sistemi të përfaqësimit proporcional.
1. Sistemi zgjedhor i Türkiyes është një sistem i përzier, një kombinim i përfaqësimit proporcional dhe votimit të shumicës. Koncepti i përfaqësimit proporcional lejon që numri i vendeve të mbajtura nga një grup politik ose parti në një organ legjislativ të përcaktohet nga numri i votave të marra nga populli. Vota e shumicës është e vlefshme për zgjedhjet presidenciale dhe thjesht nënkupton marrjen e më shumë se gjysmës së pjesës së votave kombëtare.
2. Sistemi me dy vota:
Njëra është për zgjedhjen e presidentit. Dhe tjetra është për të votuar deputetë nga çdo zonë zgjedhore.
3. Kushti i pragut: Për të hyrë në parlament, një parti politike duhet të marrë një minimum prej 7 për qind të votave kombëtare, sipas një Ligji të ri zgjedhor të miratuar në prill të vitit të 2022. Ligji lejon krijimin e aleancave ndërmjet partive të ndryshme politike. Prandaj, çdo parti mund të jetë në gjendje të sigurojë një vend në parlament nëse ata formojnë një aleancë që merr kolektivisht mbi 7 për qind të votave në çdo qark në Türkiye.
4. Njësitë e votimit: Ka 87 zona zgjedhore në gjithë Türkiyen. Numri i deputetëve që përfaqësojnë çdo qark varion në bazë të raportit të popullsisë. Për shembull, Istanbuli ka 98 deputetë pasi është qyteti më i populluar në vend, Ankaraja ka 36 deputetë, ndërsa provincat Tunceli dhe Bayburt kanë vetëm 1 për secilin.
5. Sistem me lista të mbyllura: Listat e mbyllura të partive nënkuptojnë se renditja e kandidatëve nuk mund të ndryshohet nga votuesit përkatës.
6. Zgjedhja e presidentit: Qytetarët turq e zgjedhin presidentin e tyre veçmas nga parlamenti, duke përdorur një sistem mazhoritar me dy raunde. Nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicën e votave në raundin e parë, dy kandidatët e parë konkurrojnë në një raund të dytë votimi ku një kandidat duhet të marrë më shumë se 50 për qind për t’u zgjedhur.
25 Mar 2023
6 gjëra që duhen ditur për sistemin zgjedhor të Türkiyes
Më 14 maj në Türkiye mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.