9-vjeçari dhuron paratë e xhepit për bashkëmoshatarët në zonat e tërmetit

9-vjeçari dhuron paratë e xhepit për bashkëmoshatarët në zonat e tërmetit

Djaloshi përloti punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe me letrën që kishte shkruar për të mbijetuarit e tërmetit.
9-vjeçari dhuron paratë e xhepit për bashkëmoshatarët në zonat e tërmetit     / Foto: AA

Një djalosh 9-vjeçar në Türkiye, i cili i mbijetoi tërmetit vitin e kaluar, ka bërë donacion paratë e grumbulluara për t’ua zgjatur dorën përpjekjeve të shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të së hënës në Türkiyen juglindore.

Alparslan Efe Demirit iu thye zemra kur e pa në televizor shkatërrimin e shkaktuar nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Türkiyen.

Vetëm disa muaj më parë, Demir duhej të jetonte përkohësisht në tendat e ngritura nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD), pasi një tërmet me magnitudë 5.9 ballësh goditi provincën veriperëndimore Duzce në nëntor.

I mërzitur për vuajtjet e njerëzve, djaloshi i tha nënës së tij Sinem Demir se dëshironte të dërgojë paratë e mbledhura në arkën e vogël për fëmijët e tjerë.

9-vjeçari dhuron paratë e xhepit për bashkëmoshatarët në zonat e tërmetit Others

Nëna dhe djali vizituan degën e Kryqit të Kuq në Duzce dhe ua dorëzuan paratë autoriteteve.

Djaloshi përloti punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe me letrën që kishte shkruar për të mbijetuarit e tërmetit.

“U trishtova kur ndodhi tërmeti në Duzce. Kisha frikën e njëjtë kur dëgjova për tërmetet në shumë qytete tona. Prandaj, vendosa të dhuroj paratë, që m'i dha familja, për fëmijët në ato zona”, ka shkruar 9-vjeçari.

“Nuk ka gjë nëse nuk blej çokollatë këtu. Fëmijët atje nuk duhet të jenë në të ftohtë ose të uritur. Do t’i dërgoj rrobat dhe lodrat e mia për fëmijët atje”, ka shkruar mes të tjerash djaloshi në letrën emocionale.

Dy tërmete të fuqishme 7.7 dhe 7.6 ballësh goditën Türkiyen dhe Sirinë të hënën më 6 shkurt. Numri i viktimave ka kaluar mbi 5 mijë deri tani, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në 10 provincat e prekura.

AA