Aeroporti i Istanbulit, më i frekuentuari në Evropë edhe në vitin 2024

Aeroporti i Istanbulit, më i frekuentuari në Evropë edhe në vitin 2024

Aeroporti i Istanbulit realizoi mesatarisht 1.401 fluturime në ditë.
Aeroporti i Istanbulit, më i frekuentuari në Evropë edhe në vitin 2024            Foto: AA

Aeroporti i Istanbulit, vitin e kaluar, me një shifër mesatare prej 1.401 fluturimesh në ditë, për të tretin vit radhazi u bë aeroporti më i frekuentuar në Evropë.

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror (EUROCONTROL) publikoi raportin "Pasqyrim i Aviacionit Evropian" për vitin 2024.

Sipas raportit, në periudhën në fjalë, në krahasim me vitin paraprak, duke e rritur numrin e fluturimeve me 2 për qind, Aeroporti i Istanbulit kreu mesatarisht 1.401 fluturime në ditë. Kështu, Aeroporti i Istanbulit përfundoi të tretin vit radhazi në majë të listës.

Pas Aerportit të Istanbulit, me mesatarisht 1.336 fluturime në ditë, Schiphol i Amsterdamit u rendit i dyti, kurse aeroporti Heathrow i Londrës i treti me 1.302 fluturime.

Raporti përfshin gjithashtu shifrat e fluturimeve të kompanive ajrore.

Sipas tyre, linja ajrore ajrore turke, Turkish Airlines, u rendit e treta në Evropë, duke realizuar mesatarisht 1.435 fluturime ditore në vitin 2024.

TRT Balkan / agjencitë