Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se 20 persona u arrestuan në aksionet që u kryen në 26 adresa në Istanbul dhe Kirklareli kundër organizatës terroriste PKK. Yerlikaya deklaroi se Drejtoria e Departamentit të Antiterrorizmit të Istanbulit po bën përpjekje për të ekspozuar dhe parandaluar aktivitetet e organizatës terroriste PKK.
Ai ka konfirmuar se aksioni është kryer njëkohësisht në 26 lokacione. Ai ka thënë se kanë përcaktuar se cilët janë personat që kanë mbledhur ndihma për anëtarët e organizatës terroriste të cilët janë arrestuar dhe dënuar për aktivitetet e organizatës terroriste.
"20 persona janë kapur. Me lutjet dhe mbështetjen e kombit tonë të dashur, lufta jonë do të vazhdojë me vendosmëri deri në neutralizimin e terroristit të fundit," tha Yerlikaya.