Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe të Fatkeqësive të Türkiyes (AFAD) ka publikuar një listë të re të prioriteteve për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti në jug të vendit.
Siç u tha nga AFAD-i, administrata bëri disa ndryshime në listën e mjeteve prioritare të ndihmës.
Nevojat më prioritare janë tualetet e lëvizshme, më pas dushet e lëvizshme, shtretërit, pastaj tendat dhe batanijet.
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e tyre në provincën Kahramanmaraş, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.
TRT Balkan / agjencitë