Türkiye: Gjysmëhëna e Kuqe Turke nuk ka prani në Gaza.    /Foto: AA

Specialistët kundër dezinformimit të qeverisë turke kanë reaguar duke hedhur poshtë pretendimet e publikuara nëpër rrjetet sociale, ku thuhej se Izraeli kishte shënjestruar depot e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe si pasojë kishin dëmtuar ndërtesën në pronësi të Presidencës shtetërore të Türkiyes për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Qendra për Luftimin e Dezinformimit lëshoi një deklaratë të hënën në X duke thënë se ndërtesa në fjalë ishte një depo ndihme humanitare në pronësi të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, e cila ishte ndërtuar me mbështetjen e Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

"Pretendimi se ‘Izraeli synoi magazinat e Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe shkaktoi dëme të rënda në një ndërtesë të AFAD’ në disa llogari të rrjeteve sociale është i pavërtetë. Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmoi në ndërtimin e objektit për Gjysmëhënën e Kuqe Palestineze, por nuk ka prani logjistike në Gaza. Ju lutemi të injoroni akuzat e pabaza”, shprehet kështu Qendra për Luftimin e Dezinformimit.

Gjithsesi, që nga fillimi i këtij konflikti të armatosur e deri më sot, numri i vdekjeve përfshin mbi 8.300 palestinezë të vrarë, mes tyre 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra. Numri i të plagosurve nga sulmet izraelite në Gaza është më shumë se 21.000.


TRT Balkan / agjencitë