Ka kaluar një vit nga tërmetet shkatërruese që goditën rajonet jugore të Republikës së Türkiye dhe që në atë vend njihen si “fatkeqësia e shekullit”.
Sipas vlerësimit të dëmeve në 11 qytetet e prekura nga tërmeti, gjithsej 850.000 njësi, duke përfshirë 680.000 shtëpi dhe 170.000 ndërtesa tregtare, u dëmtuan rëndë dhe u bënë të papërdorshme.
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti u vlerësuan në 104 miliardë dollarë.
Më shumë se 53.000 njerëz humbën jetën në tërmetet shkatërruese që goditën Türkiyen juglindore në orët e hershme të mëngjesit dhe pasdites së 6 shkurtit.
Puna të cilët zhvilloen në qytetet e prekura nga tërmetet vazhdojnë.
Adiyaman, i cili u godit nga një tërmet më 6 shkurt 2023, u filmua me dron në përvjetorin e katastrofës.
Në këtë zonë u shkatërruan mijëra ndërtesa.