Türkiye ka neutralizuar 184 terroristë të PKK/YPG-së në kuadër të përpjekjeve të saj kundër kërcënimit terrorist ndërkufitar, njoftoi ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Herët të dielën, Türkiye nisi Operacionin Shpata-Kthetra, një operacion ndërkufitar kundër grupit terrorist PKK/YPG e cila ka ngritur strehë të paligjshme përgjatë kufirit të Irakut dhe Sirisë, ku planifikojnë sulme në territorin turk.
"Që nga fillimi i operacionit Shpata-Kthetra, 184 terroristë janë neutralizuar nga automjetet tokësore dhe avionët", tha Akar në qendrën e operacioneve të Komandës së Forcave Tokësore në kryeqytet, Ankara.
Akar tha se 89 objektiva, duke përfshirë strehimore, bunkerë, shpella, tunele dhe magazina që u përkisnin terroristëve, u shkatërruan në fazën e parë të operacionit.
"Forcat e armatosura të Türkiyes tregojnë një nivel ndjeshmërie që asnjë ushtri tjetër nuk e ka treguar, duke mos dëmtuar civilët, mjedisin, strukturat historike, kulturore dhe fetare, si në planifikim ashtu edhe në realizimin e aktiviteteve. Ushtria turke do të bëjë gjithçka që duhet për ta kryer këtë deri në fund”, theksoi ministri turk i Mbrojtjes.
Akar informoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për zhvillimet e fundit në operacion.