Në kuadër të hetimeve kundër strukturave të organizatës terroriste FETO të infiltruara në kuadër të Forcave të Armatosura të Türkiye-s (TSK), është lëshuar urdhër arresti për 47 persona në 16 qytete, ndërsa deri më tani janë arrestuar 31.
Prokuroria Republikane në Izmir ka lëshuar urdhër arresti për personat e lidhur me FETO-n në kuadër të ushtrisë turke, për të cilët u konstatua se kanë pasur kontakte me anëtarë të organizatës terroriste përmes telefonave special.
Urdhër arresti është lëshuar për gjithsej 47 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiye-s, duke përfshirë 27 ushtarakë aktivë, prej të cilëve 23 janë pjesëtarë të forcave tokësore, një i marinës, pesë të forcave ajrore dhe dy pjesëtarë të xhandarmërisë, kurse 16 të dyshuarit e tjerë janë kadetë të akademisë ushtarake. Gjatë bastisjeve të mëngjesit të sotëm janë ndaluar 31 persona, ndërsa 16 të tjerë janë ende në kërkim.
Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016. Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Türkiye e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.
Anëtarët e kësaj organizate terroriste prej vitesh janë avancuar në shërbim duke kurdisur provime, dhe kështu duke depërtuar në institucionet shtetërore. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiye-s u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një procesi të montuar gjyqësor për korrupsion të dyshuar.
Disa vite më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, e kryer nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.
Hetimet ndaj organizatës terroriste FETO kanë treguar se ky është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm për Türkiye-n, por edhe për çdo vend në të cilin ajo është aktive. Zyrtarët turq e kanë theksuar këtë në disa raste. Gjatë tentativës së mposhtur të grusht shtetit në Türkiye, 251 persona u vranë dhe 2.734 u plagosën.
21 Qer 2022
Aksion policor kundër FETO-s, në 16 qytete turke
Pjesëtar të policisë turke kanë realizuar operacion kundër strukturave të organizatës terroriste FETO, të infiltruar brenda Forcave të Armatosura të Türkiye-s
AA
Lajme të ngjashme
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.
Azerbajxhanasi që u bë simbol i humanitetit u takua me Erdoğanin
Fotoja e Sarvar Bashirli nga Azerbajxhani me veturën e tij të prodhuar në vitin 1981 duke bartur ndihma për të goditurit nga tërmeti në Türkiye është bërë virale në rrjetet sociale, sakaq ka tërhequr miliona pëlqime dhe mesazhe lavdëruese.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.