Agjencia turke e inteligjencës MIT neutralizoi Yilmaz Bayram, korrierin kryesor të PKK/KCK-së, përgjegjës për armët dhe municionet brenda organizatës terroriste, në veri të Irakut.
Sipas burimeve të sigurisë, terroristi Yilmaz Bayram mori pjesë në aksione kundër forcave turke të sigurisë dhe civilëve në Hakkari të Türkiyes nga 2011 deri në vitin 2016.
Ai ka marrë pjesë në aksionet terroriste në Sinxhar dhe Soran në veri të Irakut si dhe në Haseka, Rumeylan dhe Qamishli në veri të Sirisë.
Terroristi Yilmaz Bayram u neutralizua nga pjesëtarët e MIT-it në Sinxhar në veri të Irakut. Gjatë operacionit u asgjësuan armë dhe municione të cilat terroristi po përgatitej për t'ia dorëzuar organizatës terroriste.
Yilmaz ishte një nga themeluesit e YPS-së, organizatës PKK/KCK, përgjegjëse për veprimet terroriste në Türkiye.
Forcat turke “neutralizojnë” 5 terroristë të PKK/YPG në veri të Sirisë
Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” pesë anëtarë të grupit terrorist PKK/YPG në veriperëndim të Sirisë, tha të premten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Türkiyes.
“Forcat e Armatosura Heroike Turke neutralizuan 5 terroristë të PKK/YPG-së që po përgatisnin një sulm në rajonin e Burimit të Paqes në veri të Sirisë”, thuhet në një komunikatë të ministrisë së Mbrojtjes.
Ai shtoi se forcat turke të sigurisë ndërmorën veprime kundër terroristëve të PKK-së, “të cilët kanë qëllimin e vetëm të shkaktojnë dhunë në rajon, në një mënyrë që me të drejtë e meritojnë”.
Autoritetet turke përdorin termin "neutralizoj" për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, ose u vranë, ose u kapën.
Terroristët e PKK/YPG-së fshihen në veri të Sirisë, pranë kufirit turk, ku planifikojnë dhe kryejnë sulme si ndaj banorëve vendas, ashtu edhe ndaj vendbanimeve aty pranë në Türkiye.
Prej vitit 2016, Ankaraja ka nisur një varg operacionesh të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Pranvera e Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja - e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, Mbretëria e Bashkuar, ShBA-ja dhe BE-ja - ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega e saj siriane.