Një i dënuar i FETO-s është arrestuar në qytetin turk Eskişehir në kuadër të një operacioni që u krye njëkohësisht në 14 provinca. Në koordinim të Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës së Inteligjencës së Sigurisë dhe Departamentit për Luftën kundër Terrorizmit, ekipet e Drejtorisë Kundër Terrorizmit morën pjesë në operacionin i cili u organizua nga departamentet e policisë provinciale në 14 provinca në gjithë Türkiyen.
Në aksion u arrestua një i dënuar i arratisur me inicialet H.A., i dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burg për veprën penale "anëtarësim në organizatën e armatosur terroriste FETO", dhe për të cilin ishte lëshuar fletarresti. H. A., i cili u konstatua se ishte përdorues i aplikacionit të koduar të komunikimit “ByLock” në kuadër të organizatës terroriste FETO, dhe se punonte në sektorin privat, pas procedurave është transferuar në burg.
Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Türkiye natën e 15 korrikut 2016, dhe është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetulla Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ekstradimin e të cilit Türkiye e ka kërkuar zyrtarisht nga ShBA-ja.
Për vite me radhë anëtarët e kësaj organizate terroriste avancuan në shërbim duke manipuluar provimet, duke u infiltruar kështu në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiyes u përpoqën të ndjekin penalisht shumë zyrtarë të rangut të lartë me një gjyq të montuar për korrupsion të dyshuar.
Disa vite më vonë, pasoi një tentativë e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një përpjekje për grusht shteti të kryer nga oficerët që FETO-ja i kishte depërtuar në ushtrinë turke.
Hetimi për organizatën terroriste FETO tregoi se është një rrjet global që përbën rrezik jo vetëm për Türkiyen, por edhe për çdo vend tjetër ku organizata është aktive. Për këtë kanë folur disa herë edhe zyrtarët turq. Gjatë tentativës për grusht shteti në Türkiye, 253 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 2.730 njerëz u plagosën.