Për çdo vit në Türkiye, shënohet 15 korriku si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, në shenjë përkujtimi të atyre që humbën jetën në luftën kundër komplotistëve të FETO-s
Drejtori i komunikimit i Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun, shprehi mirënjohje për gjithë ata që humbën jetën me 15 korrik të vitit 2016, duke e parandaluar tentimin për grusht shtet në Türkiye, pas të cilës qëndroi Organizata Terroriste FETO.
“Imagjinoni një komb që përdori gjoksin e tij si mburojë kundër puçistëve që të mos njolloset dashuria për Türkiye-n. Imagjinoni një popull të vrapojë si dëshmorë për atdheun dhe flamurin e tij”, shkruan Altun në një postim në rrjetin social Twitter.
“Me ngushëllime e shënoj përkujtimin e dëshmorëve (shehidëve) të 15 korrikut”, theksoi Altun.
Në postij e tij, Altun e shpërndau edhe videon e përgatitur nga Sektori i komunikimit pranë Presidencës së Türkiye-s, me rastin e shënimit të 15 korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar.
Organizata Terroriste FETO dhe lideri i saj Fetullah Gylen, i cili jeton në SHBA qëndrojnë pas grusht shtetit të pasuksesshëm të 15 korrikut të vitit 2016 në Türkiye, ku humbën jetën 251 persona, dhe 2734 të tjerë u plagosën.
FETO, qëndron edhe pas fushatës shumëvjeçare të prishjes së rendit kushtetues përmes infiltrimit në institucionet turke, posaçërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Tentimi i FETO-s për të rrëzuar Qeverinë filloi rreth orës 22:00 sipas orës lokale të datës 15 korriku në vitn 2016 dhe i njëjti u parandalua në orën 08:00 të mëngjesit të ditës së ardhshëme.
Duke i qëndruar përballë kërcënimit, populli turk i me guxim i tregoi botës se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të penguar vullnetin e tyre të shprehur përmes një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.