Altun: Deziformimi po përkeqëson islamofobinë     Foto: AA

Duke folur në takimin ministror të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në Istanbul, Drejtori i Komunikimit i Türkiye-s, Fahrettin Altun, tha se islamofobia është një nga kërcënimet më të mëdha me të cilat po përballet bota. Gjatë fjalimit të tij në ditën e dytë të  takimit të OBI-së, Altun tha se institucionet globale duhet të reformohen në një mënyrë që mekanizmat vendimmarrës të përfshijnë vendet myslimane. "Lufta kundër racizmit islamofobik është një përgjegjësi thelbësore jo vetëm për muslimanët, por për të gjithë shoqërinë ndërkombëtare",tha Altun. Ai gjithashtu kritikoi mediat kryesore globale për mosdhënien e hapësirës së mjaftueshme për muslimanët dhe tha se dezinformimi po përkeqëson islamofobinë. Sipas tij, partitë radikale të krahut të djathtë dhe partitë populiste po luajnë një rol efektiv në rritjen e ndjenjave anti-islame. Ndryshe, Ministrat e Informacionit të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamikr (OBI) janë mbledhur në Istanbul me synimin për të rritur përpjekjet kundër dezinformimit dhe islamofobisë. Organizata shumëkombëshe në një deklaratë njoftoi se gjatë aktivitetit dyditor, (i filluar më 21 tetor) ministrat e OBI-së do të diskutojnë “luftën kundër dezinformimit dhe islamofobisë në epokën e post-së vërtetës”. “Bota islame po përballet me sfida që kërkojnë përgjegjësi për të paraqitur mesazhin e tij në një mënyrë të menduar”, tha një zyrtar i OBI-së në takimin përgatitor të konferencës.

TRT Balkan / agjencitë