Altun: Do të punojmë për një të ardhme më të fortë të Türkiyes / Photo: Fahrettin Altun /X

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Republikës së Türkiyes , Fahrettin Altun, ka dërguar mesazhin e tij me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës dhe 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes, duke thënë se do të vazhdojnë të punojnë për ta çuar Türkiyen drejt një të ardhme më të fortë.

“101 vjet më parë u shkrua një epope për një komb që arriti të pamundurën. 29 Tetori është një epope në të cilën lufta për pavarësi, e zhvilluar kundër vështirësive të mëdha, u kurorëzua me fitore, ndërsa dashuria për pavarësinë u shtri në përjetësi. 29 Tetori është një ditë e veçantë që është bërë simbol i unitetit dhe solidaritetit tonë dhe vendosmërisë që vazhdon që nga dita e parë. Sot festojmë me krenari dhe emocion të madh 101-vjetorin e themelimit të Republikës së Türkiyes”, tha Altun.

Ai theksoi se ata janë të vendosur të ruajnë trashëgiminë e madhe që ua kanë besuar paraardhësit e tyre dhe t'u lënë një Türkiye më të fortë brezave të ardhshëm. “Përparimet historike, megaprojektet dhe vizioni ynë i shekullit të Türkiyes, të realizuara nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, vendosin themelet e shekullit tonë të ardhshëm dhe forcojnë motivimin tonë drejt qëllimeve tona. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta udhëhequr vendin tonë drejt një të ardhmeje më të fortë. Ne do të vazhdojmë luftën kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve që synojnë unitetin dhe solidaritetin tonë. Përveç kësaj, ne do të punojmë për një botë ku paqja dhe drejtësia vendosen jo vetëm në rajonin tonë, por edhe globalisht, gjë që sot, si njerëzim, na duhet më së shumti. Me këto ndjesi, i uroj kombit tonë 29 Tetorin, Ditën e Republikës, dhe kujtoj me respekt të gjithë heronjtë tanë që dhanë jetën në luftën tonë për pavarësi dhe të ardhme, veçanërisht themeluesin e Republikës sonë, Gazi Mustafa Kemal Ataturk.” përfundoi Altun. Festa kombëtare Dita e Republikës në Türkiye festohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga udhëheqësi ushtarak Mustafa Kemal Ataturk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Türkiyes moderne. Një nga festat më të mëdha kombëtare shënohet nga një sërë ngjarjesh në gjithë vendin, duke përfshirë vendosjen e kurorave në Anitkabir, mauzoleumin e Ataturkut.

AA