Drejtori i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Türkiyes, Fahrettin Altun, tha se fokusi i Modelit të Komunikimit të Türkiyes është e vërteta, jo keqinformimi.
Gjatë programit “Modeli i Komunikimit të Türkiyes”, Altun tha se “me kalimin në sistemin e qeverisjes presidenciale në vitin 2018, Drejtoria e Komunikimit u krijua në kuadër të një vizioni të ri në të cilin komunikimi i Türkiyes mori kornizë institucionale dhe kështu Türkiye arriti progres të rëndësishëm nëpërmjet studimeve holistike dhe proaktive të kryera në fushën e komunikimit, që në fakt sot është prioriteti i të gjitha vendeve për të treguar një performancë të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e komunikimit”.
Altun theksoi se po përpiqen të krijojnë një ekosistem gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët e komunikimit, nga media te komuniteti akademik.
"Ne jemi përpjekur të menaxhojmë në mënyrë sistematike fushën e komunikimit. Të gjitha përpjekjet tona në këtë drejtim i kemi institucionalizuar si "Modeli i Komunikimit të Türkiyes". Ndërsa sot flasim për modelin unik ekonomik të Türkiyes, modelin unik të industrisë së mbrojtjes, modeli unik i sistemit shëndetësor dhe modeli origjinal i ndihmës humanitare, duhet të flasim edhe për një model komunikimi që është unik për vendin tonë dhe ne jemi krenarë për të. Kemi bërë përpjekje të mëdha për të institucionalizuar 'Modelin e Komunikimit të Türkiyes' që nga themelimi i Drejtorisë së Komunikimit”, tha Altun.
E vërteta si parim bazë
Altun theksoi se parimi bazë që ndiqet në të gjitha këto aktivitete është e vërteta.
“Pavarësisht dezinformatave në skenën ndërkombëtare, ne thamë “jemi në anën e së vërtetës”, thamë “do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën, rroftë e vërteta” dhe u bashkuam rreth së vërtetës. Për këtë arsye ne vendosëm një moto bazë të quajtur "Rroftë e vërteta". Në një kohë kur e vërteta ishte kaq e shtrembëruar dhe kur tentohej të prezantoheshin gënjeshtra dhe shtrembërime, ne u përpoqëm t'i tregonim të vërtetën, si popullit tonë, ashtu edhe opinionit publik botëror. Sigurisht, ne ishim cak i drejtpërdrejtë i shumë sulmeve kur ndërhynim në gënjeshtrat sistematike të dikujt brenda dhe jashtë, ose kur prishnim mashtrimet e dikujt, por nuk na interesonte asnjë prej tyre dhe nuk do të na interesojë”, tha ai.