Altun: Energjia duhet të jetë mjet bashkëpunimi, jo burim krizash / Photo: AA

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Türkiyes, Fahrettin Altun tha se Perëndimi po shfrytëzon burimet energjetike të botës dhe tha se Türkiye, nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan, po lufton për drejtësi globale duke bërë thirrje për një botë më e drejtë.

Altun iu drejtua pjesëmarrësve të sesionit kryesor "E ardhmja e përbashkët, synimet e përbashkëta" të Forumit Energjetik të Istanbulit, i organizuar nga Anadolu nën kujdesin e Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Duke theksuar se energjia është një nga elementët më të rëndësishëm të konkurrencës gjeopolitike në skenën globale, Altun tha se dominimi i burimeve energjetike është elementi dhe komponenti kryesor i luftës globale për pushtet.

Altun kujtoi se një pjesë e rëndësishme e historisë së botës është historia e kolonializmit, e cila ishte në skenë edhe për shkak të shfrytëzimit të burimeve natyrore.

"Në qendër të kësaj historie është shfrytëzimi perëndimor i mallrave dhe burimeve energjetike të botës joperëndimore. Nën udhëheqjen e presidentit tonë, Türkiye po lufton për drejtësi globale duke bërë thirrje për një botë më të drejtë kundër politikës së shfrytëzimit e cila është burimi i padrejtësisë globale, dhe në të njëjtën mënyrë që vendi ynë po investon në fushën e energjisë, ne po luftojmë për drejtësi globale dhe për të reduktuar varësinë nga energjia e huaj për të qenë pionier në energjinë e rinovueshme dhe për t'iu qasur në mënyrë të sigurtë energjisë bërthamore”, tha Altun.

Duke vënë në dukje se hapa të tillë janë të mundshëm falë udhëheqjes mendjemprehtë dhe vendimtare të Erdoganit, Altun tha se janë në drejtim të forcimit të reputacionit global të Türkiyes.

Altun vuri në dukje se forcimi i mëtejshëm i vlerës së markës turke është një nga elementët qendrorë të modelit të komunikimit Türkiyes, i institucionalizuar brenda vizionit të Presidentit Erdogan.

Duke theksuar se Forumi Energjetik i Stambollit, i organizuar nga Anadolu dhe nën kujdesin e ministrisë përkatëse, është një nga frytet që forcojnë markën Türkiye në botë. Altun tha po ashtu se një nga synimet më të rëndësishme është që ky forum të bëhet një platformë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kombëtar energjetik.

“Kjo platformë është mbi të gjitha një kanal dialogu, sot bota jonë po përballet me sfida serioze dhe prova të rënda në kontekstin global të energjisë për shkak të krizave gjeopolitike, konflikteve rajonale, fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe problemeve në zinxhirin e furnizimit. Kundër këtyre sfidave dhe sprovave të rënda është e qartë se ne kemi nevojë për bashkëpunim global, Türkiye beson se energjia duhet të jetë një mjet i bashkëpunimit rajonal dhe global, jo një burim konfliktesh dhe krizash të informacionit mbi të cilin të gjithë aktorët mund të flasin vetë. Ne jemi kundër fluksit asimetrik njëdimensional, nga lart-poshtë të informacionit në fushën e energjisë, padyshim që kjo rrjedhë asimetrike e informacionit është një nga elementët më të rëndësishëm që ushqen padrejtësinë globale”, potencoi drejtori i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Türkiyes, Fahrettin Altun.

TRT Balkan / agjencitë