Sulmi i policisë izraelite ndaj ekipt të TRT News në pjesën e vjetrë të qytetit të Kudsit është dënuar nga Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Republikës së Türkiyes, Fahrettin Altun.
Ai shkruan në rrjetet sociale se Izraeli, me të gjithë elementët e tij të armatosur, nga ushtarët te policia e tij, vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të injorojë çdo rregull a parim.
“Dënoj sulmin e policisë izraelite ndaj ekipit të TRT News në Kuds dhe i uroj të shkuara familjes së TRT-së. Pa dyshim, ky sulm i shëmtuar është një turp i ri për Izraelin dhe për lirinë e shtypit”, shkruan Altun.
Mes të tjerash, ai e ka përsëritur thirrjen që komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrejë më shumë zë kundër Izraelit, i cili vazhdon të masakrojë foshnjat, gratë, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara e gazetarët dhe i pengon anëtarët e shtypit të kryejnë detyrat e tyre.