Shefi i Kryesisë së Komunikimeve Fahrettin Altun / Photo: AA

Shefi i Kryesisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Fahrettin Altun, u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë të ndalojnë injorimin e viktimave civile dhe të marrin masa të forta për të mbrojtur gazetarët.

Në një mesazh të publikuar nga llogaria e tij në rrjetet sociale, Altun njoftoi se që nga fillimi i luftës në Gaza e deri më tani kanë humbur jetën 24 gazetarë dhe se shumë të tjerë janë plagosur.

Krahas civilëve të tjerë në rajonin e konfliktit, Altun dënoi edhe shënjestrimin dhe masakrimin pa dallim edhe të gazetarëve, duke tërhequr vëmendjen se gazetarët përcjellin lajmet nga vendi duke bërë vetëm punën e tyre.

"Ato janë kanali ynë i vetëm ku mund të shikojmë brutalitetin e luftës. U bëjmë thirrje zyrtarëve izraelitë të ndalojnë injorimin e viktimave civile dhe të marrin masa të forta për të mbrojtur gazetarët", u shpreh ai duke theksuar se çdo dhunë ndaj gazetarëve është e papranueshme.

Altun gjithashtu u shprehu ngushëllime familjeve dhe të dashurve të gazetarëve që kanë humbur jetën në konflikt.

"Paqen mund ta sigurojmë vetëm duke paraqitur të vërtetat dhe duke pranuar të vërtetat në terren" deklaroi Altun.

AA