Ministri i Emigracionit dhe Azilit i Greqisë, i cili duket se e ka ngatërruar Türkiyen me vendin e tij, ka tentuar të hedhë dyshime mbi vendin tonë duke shpërndarë informacione të rreme, shkruan në Twitter, shefi i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun dhe shton se makina greke e lajmeve të rreme është kthyer në punë.
"Me këto përpjekje të kota dhe qesharake, Greqia i ka treguar edhe një herë mbarë botës se nuk respekton dinjitetin e refugjatëve duke postuar fotot e këtyre njerëzve të shtypur që ka deportuar pas zhvatjes së pasurisë së tyre personale", shkruan Altun.
Sipas tij, autoritetet greke duhet së pari të japin llogari për foshnjat që u mbyten në Egje, si dhe njerëzit që i zhveshën lakuriq, i rrahën me rripa dhe i lanë të ngrijnë deri në vdekje në Maritsa, nëpërmjet bashkëpunimit të tyre me Frontex.
Mes tjerash ai i ka bërrë thirrje Greqisë që të heqë dorë nga trajtimi i ashpër ndaj refugjatëve sa më shpejt të jetë e mundur, të pushojë akuzat e pabaza dhe të rreme kundër Türkiye-s dhe të tregojë dinjitetin e qeverisë.
16 Tet 2022
Altun: Makina greke e lajmeve të rreme është kthyer në punë
Shefi i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiye-s, Fahrettin Altun i ka bërrë thirrje Greqisë që të heqë dorë nga trajtimi i ashpër ndaj refugjatëve sa më shpejt të jetë e mundur.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.