Altun i përkujton dëshmorët e 15 korrikut.     /Foto: AA

Türkiye do të dalë nga "kjo fatkeqësi masive" me frymën e solidaritetit pas tërmeteve të dyfishta që goditën rajonin juglindor të vendit javën e kaluar, tha Drejtori i Komunikimit të Türkiyes, Fahrettin Altun, në letrën dërguar Konferencës Islamike të Ministrave të Informacionet të Organizatës së Bashkëpunimit Islaimk.

Në letër ai shkruan se Türkiye po lufton dezinformimin, manipulimin dhe menaxhimin e perceptimit në mes të periudhës së katastrofës dhe të krizës.

Sipas tij, Türkiye po përballet me një nga fatkeqësitë më të mëdha në botë dhe në gjeografinë ku përket".

Më tej në letër Altuan, shkruan se përpjekjet e kërkim-shpëtimit filluan gati nëntë orë pas tërmeteve të rënda.

“Gjithsej 113.318 personel dhe vullnetarë nga institucione dhe organizata të ndryshme joqeveritare, 24.727 prej të cilëve janë personel kërkim-shpëtim, janë të përfshirë në përpjekjet për reagim ndaj fatkeqësive”, tha ai.

Duke u kërkuar ministrave të informacionit nga vendet anëtare të OIC-së që të mbështesin përpjekjet e Türkiyes në luftën kundër dezinformimit dhe informimit të publikut, Altun tha: "Ne besojmë se mbështetja juaj do të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit dhe unitetit të treguar nga bota islame në kohë të vështira. "

“Ne do ta kapërcejmë këtë fatkeqësi të madhe në frymën e solidaritetit”, shtoi ai.

Më tej Altun vuri në dukje se të paktën 94 vende i kanë ofruar mbështetje Türkiyes dhe falënderoi të gjitha vendet mike për mbështetjen dhe ndihmën e tyre në "këtë kohë të vështirë".

Gjatë orëve të para të 6 shkurtit rajoni jugor Türkiyes u përfshi nga tërmete me magnitude 7.7 dhe 7.6 me epiqendër në Kahramanmaras. Dridhjet i përfshinë edhe dhjetë provica tjera.

Gjithashtu lëkundje të tokës u ndjenë në Sirinë fqinje.

Të dhënat e fundi flasin se vetëm në Türkiye numri i viktimave sillet rreth 32.000 të vdekur dhe mijëra të lënduar.

Autoritet zyrtare turke kanë njoftuar se mbi 8.000 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

TRT Balkan / agjencitë