Altun: Presidenti Erdoğan zhvilloi fushatë reale, pa premtime të rreme.     /Foto: AA

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi një fushatë realiste, duke mos bërë premtime të rreme dhe duke u kundërshtuar kundër një morie dezinformimi, shkruan në Twitter drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes, Fahrettin Altun.

“Nuk ishin vetëm tallësit e rrjeteve sociale që morën pjesë në atë fushatë dezinformimi, por edhe mediat kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare. Mjerisht, kundër kandidati i Presidentit u bë zëdhënës i asaj fushate dezinformimi personalisht”, shkruan Altun.

Në shkrimin e tij ai thekson se kandidatët bënë fushatë në një atmosferë të drejtë dhe transparente.

Duke sqaruar se nga mediat perëndimore ka pranuar kërkesa të panumërta për realizimin e intervistave, ai dha një analizë të shkurtër rreth gjithë procesi zgjedhor në Türkiye.

“Presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka përqafuar qëndrueshmërinë dhe koherencën si vlera thelbësore në politikë. Në të kundërt, kundërkandidati i tij nuk kujdesej për të qenë konsistent. As shqetësohej për të vërtetën. Ai thjesht tha gjithçka që duhej të thoshte kur duhej ta thoshte.

Presidenti e ndërtoi fushatën e tij rreth një rregulli bazë të sociologjisë në përputhje me realitetet sociopolitike: ‘Shoqëria është më shumë se një grumbull individësh’, thotë Altun.

Nëpërmjet këtij parimi, siç shkruan Altuni, së bashku me angazhimin e tij për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve, Presidenti Erdogan udhëhoqi përpjekjet për të adresuar çështjet sociale.

“Në të kundërt, kundërkandidati i tij e humbi plotësisht atë pikë, duke zgjedhur një fushatë tepër populiste dhe ‘hiperreale’”, theksoi ai dhe shton se vlen të përmendet se Presidenti ndërmori hapa të jashtëzakonshëm për të ndaluar polarizimin politik nga shndërrimi në polarizim social gjatë fushatës.

“Prandaj, ai kundërshtoi kundërshtarët e tij, por asnjë grup shoqëror. Përsëri, kundërkandidati i tij bëri gjithçka në fuqinë e tij për të transformuar polarizimin politik në polarizim social dhe për ta thelluar atë polarizim. Ata madje u lëshuan në gjuhë të urrejtjes”, tha Altun.

Ndryshe, në balotazhin presidencial në Türkiyes, nga i gjithë trupi votues në zgjedhje dolën 84,2 për qind të votuesve.


TRT Balkan