Bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar do t'i sjellë sukses Projektit Zero Waste të Türkiyes, një iniciativë kyç për mjedisin, tha kreu i Drejtorisë së Komunikimive të Türkiyes Fahrettin Altun.
"Projekti Zero Mbetje, një hap vendimtar që tregon rolin udhëheqës të Türkiyes në diplomacinë mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike, do të ketë vërtet sukses nëpërmjet bashkëpunimit dhe solidaritetit global”, tha Altun të hënën në një tryezë të rrumbullakët në konferencën e klimës COP29 të OKB-së në Azerbajxhan.
Nëpërmjet lidhjes video, Altun iu drejtua pjesëmarrësve të tjerë në aktivitetin, i cili u organizua nga drejtoria e komunikimit dhe u fokusua në "komunikimin strategjik në krizën globale të klimës".
Ai theksoi qëllimin ambicioz të Türkiyes për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2053, duke vënë në dukje përkushtimin e vendit pavarësisht pjesës së tij relativisht të ulët të emetimeve globale të gazeve serrë.
“Megjithëse Türkiye prodhon vetëm 1 për qind të emetimeve globale, ajo nënshkroi Marrëveshjen e Parisit për Klimën më 6 tetor 2021, si një anëtare përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar”, tha Altun.
Projekti Zero Mbetje i Türkiye, i kryesuar nga zonja e parë Emine Erdoğan, ka fituar vëmendjen ndërkombëtare, theksoı Altun. "Projekti Zero Mbetje është lëvizja më e madhe mjedisore e Türkiyes në 'Shekullin e Türkiyes'," tha Altun.
“Turkiye është e përkushtuar për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm duke rritur investimet në energjinë e rinovueshme, duke synuar një rritje të ekuilibruar në sferat mjedisore, ekonomike dhe sociale”, tha ai.
Ai theksoi lidhjen e ngushtë të zhvillimit të qëndrueshëm me planifikimin kombëtar, çështjet ekonomike dhe ekologjike, si dhe faktorët socialë, ndërsa tha rëndësinë që Türkiye i jep rritjes së brezave që janë të ndërgjegjshëm për mjedisin, kuptojnë vlerën e natyrës dhe përqafojnë një qasje të përgjegjshme ndaj prodhimit dhe konsumit.