Altun: Qëllimi i puçit në 2016 ishte krijimi i një Türkiye pa Erdoğanin / Photo: Fahrettin Altun / X

Në kuadër të 8-vjetorit të grushtit të shtetit të vitit 2016, në Ankara u mbajt “Paneli i Fitores së Kombit të 15 korrikut” ku Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun, u shpreh se tentativa e 15 Korrikut ishte një prej sulmeve më të tmerrshme në historinë e shtetit turk.

“Kjo tentativë e pabesë u ndërmor nga një organizatë terroriste, e paprecedentë në histori”, shkruan Altun në X.

Altun nënvizoi se sulmi kishte në shënjestër Presidentin Erdoğan dhe familjen e tij, si dhe pastaj do të siguronin qeverinë.

“Dhe pastaj, sigurisht, do t'ua dorëzonin këtë atdhe të dashur zotërinjve të tyre, fuqive të huaja nga të cilat merrnin urdhra”, thekson kreu i Drejtorisë së Presidencës së Türkiyes.

“Qëllimi atë ditë ishte krijimi i një Türkiye pa Erdoğanin. Përse? Sepse një Türkiye pa Erdoğanin do të thoshte një Türkiye e hapur ndaj shfrytëzimit dhe nënshtrimit”, shkruan Altun.

Sipas tij, qëllimi i puçistëve, pushtuesve dhe patronëve të tyre ishte të eliminonin një Türkiye që mund të vepronte në emër të saj dhe të parashtronte strategjitë e veta, si dhe shtoi se, fatmirësisht, kombi turk e shkatërroi këtë komplot tradhtar.

Ai shkroi se organizata e FETO-s është një strukturë sekrete, një organizatë hibride terroriste, me një histori 40-vjeçare, e organizuar me mbështetje të jashtme.

Duke treguar se lufta kundër FETO-s filloi para 15 korrikut dhe u përshpejtua pas 15 korrikut, Altun tha se në këtë luftë u arritën çështje të rëndësishme.

Më tej, shefi i komunikimeve turke u shpreh se, edhe pse disa vende perëndimore kanë një qëndrim mbrojtës ndaj anëtarëve të FETO-s, Türkiye po përpiqet ta bëjë këtë organizatë terroriste të humbasë terren në Perëndim me lëvizje të suksesshme diplomatike dita-ditës.

“Në çdo rast, sidomos presidenti ynë, të gjitha institucionet e shtetit tonë dhe sigurisht Presidenca jonë, ne u shpjegojmë bashkëbiseduesve tanë ndërkombëtarë se çfarë rrjeti djallëzor është FETO-ja”, përfundoi fjalimin Altun.

TRT Balkan