Türkiye ka fituar respekt në dinamikën ndërkombëtare dhe po kryen me sukses një rol kyç, veçanërisht në çështjet rajonale, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Kaukazin, tha drejtori i komunikimit i vendit.
Në një artikull të botuar nga Daily Express e Mbretërisë së Bashkuar dhe Interfax i Rusisë, Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun tha se qëndrimi politik me orientim humanitar dhe drejt zgjidhjeve, i udhëhequr nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan në konfliktin e fundit Izrael-Palestinë, ka dëshmuar efektivitetin e Türkiyes në çështjet ndërkombëtare.
“Siç dëshmohet nga situatat në Ukrainë, Karabak dhe çështje të tjera rajonale, ndërsa po shkojmë drejt shekullit të dytë të Republikës, Türkiye është bërë një vend udhëheqës dhe me ndikim në rajon”, tha Altun.
"Një rol udhëheqës dhe pionier në shekullin e dytë të Republikës"
Drejtori i komunikimit tha se strukturat ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së janë dëshmuar të pamjaftueshme në zgjidhjen e çështjeve globale dhe madje i kanë acaruar këto probleme, duke çuar në rëndimin e krizave.
Altun nënvizoi nevojën e krijimit të organizatave ndërkombëtare të cilat do të përputhen me frymën e shekullit të ri dhe do të marrin parasysh dinamikat globale në zhvillim.
“Türkiye përdor në mënyrë efektive mjetet moderne të ndërveprimit shtet-shtet, të tilla si kanalet humanitare dhe diplomatike, si dhe diplomacinë publike, në zgjidhjen e çështjeve globale dhe rajonale,” tha ai.
“Roli i Türkiye në Marrëveshjen e Korridorit të Drithërave tregoi potencialin e saj si një forcë efektive në gjetjen e zgjidhjeve që shtrihen përtej një rajoni të vetëm, duke përfshirë një gjeografi shumë më të gjerë, veçanërisht në Afrikë.”
“Türkiye do të jetë një ndër aktorët më të rëndësishëm të shekullit të ri”
Duke theksuar synimin e Türkiyes për të qenë një nga aktorët më të rëndësishëm globalë të shekullit të ri, Altun tha se vendi do të përparojë me shpejtësi dhe me besim drejt objektivave të tij për vitin 2053 dhe 2071.
“Të gjitha risitë e sjella nga teknologjia e informacionit dhe komunikimit janë mobilizuar për ta bërë këtë aspiratë të qëndrueshme,” tha ai.
Ai shtoi se “Republika e Türkiyes vazhdon rrugën e saj në përputhje me parimet dhe vlerat e vendosura në themelin e saj në të gjitha fushat ku nevojitet modernizimim”.
“Shekulli i ri i Republikës do të jetë Shekulli i Türkiyes. Ky nuk është një pretendim dhe dëshirë abstrakte ose joreale; është një vizion i fuqishëm që lind nga historia, uniteti kombëtar, mençuria shtetërore dhe kapaciteti për të qenë shtet”.
Ai nënvizoi se pozicioni dhe potenciali social, ekonomik dhe gjeopolitik i Türkiyes janë ndër faktorët më të rëndësishëm që vërtetojnë legjitimitetin e pretendimit të tij.
“Për më tepër, lidershipi i fortë, diplomacia efektive dhe e gjithanshme dhe qëllimi i një shoqërie më të begatë përbëjnë shtyllat themelore të kodimit të shekullit të Republikës si Shekulli i Türkiyes”.