Suedia duhet të veprojë menjëherë për të parandaluar provokimet e mbushura me urrejtje kundër Türkiyes dhe të luftojë kundër atyre që synojnë Islamin, shkruan në Twitter Drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Fahrettin Altun.
"Autoritetet suedeze nuk mund të fshihen pas justifikimeve të tilla, si liria e shprehjes dhe e tubimit. Të ashtuquajturit protestues nuk janë gjë tjetër veçse provokatorë që janë të vendosur të mbjellin farat e urrejtjes kundër Türkiyes dhe Islamit", shkruan Altun.
Autoritetet suedeze, sipas tij, duhet të kuptojnë realitetin e grupeve terroriste që synojnë të parandalojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO duke helmuar marrëdhëniet e tyre me Türkiyen.
"Protesta përpara ambasadës turke në Suedi është pa dyshim një shembull tjetër i aktiviteteve të organizuara propagandistike të grupit terrorist PKK. Kjo dëshmon se Türkiye ka të drejtë kur këmbëngul që Suedia të bashkëpunojë me ne për terrorizmin përpara se të anëtarësohet në NATO", thotë Altun.
Mes të tjerash, ai shton se për vite me radhë, (organizata terroriste) PKK-ja bredh e lirë në vendet evropiane, duke rekrutuar individë dhe duke mbledhur fonde për aktivitete terroriste për të luftuar kundër vendit tonë (Türkiyes).
"Qeveritë evropiane janë tashmë vonë për t'u zgjuar ndaj realitetit të aktiviteteve terroriste të organizuara të PKK-së në tokën e tyre. Ata duhet të bëjnë dallimin e qartë midis aktivizmit politik kurd dhe aktiviteteve terroriste të PKK-së", tha Altun.
Ndryshe, Ankaraja zyrtare ka reaguar ashpër pasi Suedia lejoi protestat e sotme para ambasadës turke, ku u lejua edhe djegia e Librit të Shenjtë islam, Kuranit.
Për këtë arsye, ministri i Mbrojtjes i Türkiyes, Hulusi Akar, sot njoftoi se Türkiye anuloi vizitën e Ministrit të Mbrojtjes të Suedisë, Pal Jonson, të planifikuar për më 27 janar, si përgjigje ndaj lejimit të djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm nga Suedia.
21 Jan 2023
Altun: Suedia të mos fshihet pas arsyetimeve të fjalës së lirë dhe tubimeve
Drejtori i Komunikimeve i Türkiyes, Fahrettin Altun, shkruan se Suedia duhet të kuptojë realitetin e grupeve terroriste që synojnë të parandalojnë anëtarësimin e tyre në NATO duke helmuar marrëdhëniet e tyre me Türkiyen.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
MIT neutralizon terroristen e rangut të lartë të PKK-së në veri të Irakut
Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka neutralizuar me sukses terroristen Sebahat Ormanli, e njohur me emrin e koduar Mizgin Guyi, që organizoi aktivitete terroriste që përfshinin zjarrvënie në zonat urbane dhe nëpër pyjet e Türkiyes.
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.