Kreu i Komunikimeve të Presidencës Turke, Fahrettin Altun, lidhur me sulmin terrorist në Istanbul tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të dijë se sulmet terroriste ndaj civilëve të vendit janë rezultat i mbështetjes direkte dhe indirekte të disa vendeve ndaj organizatave terroriste.
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të dijë se sulmet terroriste ndaj civilëve tanë janë rezultat i mbështetjes direkte dhe indirekte të disa vendeve ndaj organizatave terroriste. Nëse këto vende e duan miqësinë e Türkiye-s, duhet të ndërpresin menjëherë mbështetjen e tyre direkte dhe indirekte ndaj terrorizmit. Do të bëjmë çmos për ndëshkimin e terroristëve", shkruan Altun.
Altun në postimin e tij në rrjetet sociale në gjuhën angleze duke theksuar se në Istanbul është parë edhe njëherë fytyra e shëmtuar e terrorizmit, uroi mëshirë për ata që humbën jetën dhe shërim për të plagosurit.
Ai tha se askush nuk duhet pasur dyshim se do të gjenden autorët e vërtetë pas sulmit dhe do sigurojmë që ata të paguajnë çmim të rëndë.
"Terroristët mendojnë se me këto sulme të shëmtuara mund të frikësojnë popullin dhe qeverinë tonë, të përhapin frikë në vendin tonë. Mendojnë se mund të frikësojnë popullin tonë me sulmet e tyre ndaj civilëve të pafajshëm. Por, nuk do t'ia arrijnë!", shkroi ai.
Altun vuri në dukje se Türkiye edhe në të kaluarën ka përjetuar probleme të ngjashme dhe çdo herë i ka përballuar këto.
"Çdo herë ia dolëm edhe më të fuqishëm dhe më të unifikuar. Çdo herë kemi shkuar pas autorëve pa u dorëzuar. Edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe. Qeveria jonë nën udhëheqjen e palëkundshme të presidentit tonë z. Recep Tayyip Erdoğan, asnjëherë nuk pushoi së ndjekuri dhe ndëshkuari terroristët kudo që ndodhen", tha Altun duke vazhduar:
"Komuniteti ndërkombëtar duhet të dijë se sulmet terroriste ndaj civilëve tanë janë rezultat i mbështetjes direkte dhe indirekte të disa vendeve ndaj organizatave terroriste. Nëse këto vende e duan miqësinë e Türkiye-s, duhet të ndërpresin menjëherë mbështetjen e tyre direkte dhe indirekte ndaj terrorizmit. Do të bëjmë çmos për ndëshkimin e terroristëve"