Shefi i Zyrës së Komunikimit në Zyrën e Presidentit të Türkiye-s , Fahrettin Altun, është shprehur se roli global i Türkiye-s do të bëhet edhe më i dukshëm në periudhën e ardhshme.
Altun mori pjesë në konferencën "Forca e Stabilizimit në Epokën e Pasigurisë Globale në Türkiye " si pjesë e Panairit të 8-të Ndërkombëtar të Librit dhe Kulturës në Qendrën e Panairit Kahramanmaras.
Me atë rast, Altun tha se pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, supozohej se do të fillonte një epokë e stabilitetit global, por luftërat dhe konfliktet ende nuk kanë të ndalur.
Ai kujtoi se në të gjithë botën ende ka tragjedi njerëzore të shkaktuara nga padrejtësia dhe pabarazia globale.
Altun theksoi se Türkiye në dy dekadat e fundit ka ndërmarrë hapa vendimtarë për të forcuar prosperitetin, paqen, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit.
"Ajo e ktheu Türkiye-n në një aktor të fuqishëm rajonal në arenën ndërkombëtare. Më vonë, Türkiye u shndërrua në një aktor që është pjesë e proceseve globale, qasja e të cilit kërkohet në çështjet globale", shtoi Altun.
Siç tha ai, Türkiye ofroi një vizion dinamik të politikës së jashtme për zgjidhjen e krizave rajonale dhe konflikteve globale, gjë që e ktheu vendin në një aktor stabilizues.
Ai përkujtoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka treguar një performancë vendimtare politike në shumë çështje, duke përfshirë pajtimin e palëve në zgjidhjen e çështjeve globale dhe rajonale, veçanërisht në luftën ruso-ukrainase dhe krizën siriane.
Altun tha se Türkiye tregon hapur një qëndrim pa kompromis kur bëhet fjalë për të drejtat dhe interesat e veta, por gjithashtu bën përpjekje të mëdha për të pajtuar palët në konflikt duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme diplomatike.
Ai kujtoi se Türkiye arriti sukses serioz në zgjidhjen e krizës së grurit, të cilën disa e quajtën "të pazgjidhshme", si dhe në shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës
“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në vendosjen e stabilitetit në të gjitha rajonet e botës, nga Siria në Libi, nga Afrika në Ukrainë, nën udhëheqjen e presidentit tonë”, tha Altun.
Ai kujtoi se Erdogan është i vetmi lider botëror që ka folur me liderët e Rusisë në Ukrainë në të njëjtën kohë gjatë krizës ruso-ukrainase.
"Shpresoj se roli global i Türkiye-s do të bëhet edhe më i dukshëm në periudhën e ardhshme dhe roli i saj stabilizues do të bëhet edhe më efektiv," tha Altun.
14 Tet 2022
Altun: Türkiye është bërë një aktor i fuqishëm në skenën ndërkombëtare
Në konferencën "Forca e Stabilizimit në Epokën e Pasigurisë Globale në Türkiye ", ishte pjesëmarrës edhe Shefi i Zyrës së Komunikimit në Zyrën e Presidentit të Türkiye-s , Fahrettin Altun.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.