Türkiye po lufton "në mënyrë efektive" kundër atyre që përpiqen të përhapin propagandë terroriste në mjediset digjitale, ka thënë drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun.
"Ashtu si ushtarët tanë shkatërruan foletë e terrorit, njësitë përkatëse të shtetit tonë po zhvillojnë një luftë efektive kundër atyre që përhapin terrorizmin dhe bëjnë propagandë për një organizatë terroriste në mjedise virtuale ose digjitale", tha Altun në një panel të mediave digjitale në kryeqytetin Ankara, mëngjesin e së enjtes (24 nëntor).
Ai tha se është thelbësore për të luftuar dezinformimin, i cili në vetvete është bërë një armë masive dhe një çështje e sigurisë kombëtare.
"Përdorimi i dezinformimit si mjet dhe shndërrimi i tij në një sulm sistematik nga individë dhe grupe që helmojnë me vetëdije dhe qëllimisht proceset e komunikimit shoqëror është një metodë e pistë e luftës dhe terrorizmit digjital", shtoi ai.
Terroristët përqafojnë dezinformimin
Altun theksoi se grupet terroriste dhe mbështetësit e tyre, të paaftë për të përballuar forcat turke të sigurisë në terren, po përqafojnë operacione dezinformuese që synojnë luftën e vendit kundër terrorizmit nëpërmjet mediave sociale dhe publikimeve.
Ai shtoi se dezinformimi përhapet veçanërisht nëpërmjet shfrytëzimit të mundësive digjitale dhe mediave sociale.
Por, ai pohoi: “Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë askënd të mashtrojë dhe të diskreditojë vendin tonë dhe qytetarët tanë me lajme të rreme”.