Türkiye ndjek një model unik të politikës së jashtme që mund të merret si shembull në botë, tha kreu i Departamentit të Komunikimeve në Presidencën e Türkiyes, Fahrettin Altun.
“Türkiye në kohën në të cilën jemi po ndjek një model unik të politikës së jashtme që është shembull për gjithë botën. Tipari kryesor që bën të mundur sot modelin e politikës së jashtme turke është lidershipi strategjik dhe pajtues”, tha Altun në “TRT World Forum” në Istanbul.
Ai shtoi se Forumi ka të bëjë me bashkëpunimin global, udhëheqjen, diplomacinë, sigurinë ushqimore, krizën energjetike, ndryshimet klimatike, migracionin, islamofobinë, median dhe digjitalizimin.
"Diplomacia e paqes që demonstruam në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës tregoi se e gjithë bota e pranoi Türkiyen si një forcë stabilizuese që kontribuon në paqen globale", theksoi Altun dhe shtoi se Türkiye respekton parimin e gjetjes së zgjidhjeve rajonale për problemet rajonale.
“ Ne shohim nëpërmjet përvojës së hidhur se ndërhyrjet e jashtme në çdo rajon, nga Lindja e Mesme në Ballkan, nga Deti i Zi në Mesdheun Lindor, nuk kanë rezultuar vetëm në përkeqësimin e krizës dhe krijimin e tragjedive”, theksoi Altun.
Ai theksoi se një segment i rëndësishëm i modelit të politikës së jashtme turke është parandalimi i polarizimit global dhe i luftërave të reja të ftohta.
“Vizioni i Türkiyes për të ardhmen globale synon ta mbajë botën sa më larg konfliktit dhe të parandalojë një Luftë të re të Ftohtë”, shtoi Altun.
Së fundmi, Altun theksoi se Türkiye ka një rol udhëheqës në zgjidhjen e krizave humanitare, si dhe në krizat globale të ushqimit, energjisë dhe klimës.