Organet ndërkombëtare si Këshilli i Sigurimit i OKB-së kanë dështuar në zgjidhjen e çështjeve globale dhe madje i kanë “përkeqësuar” ato, sipas kreut të Drejtorisë së Komunikimeve të Türkiyes.
Në një artikull të shkruar për revistën spanjolle Atalayar të shtunën, Fahrettin Altun tha se “është e qartë se organizatat ndërkombëtare duhet të krijohen në dritën e shekullit të ri dhe epokës së re, duke marrë parasysh ekuilibrat e rinj”.
Në artikullin e titulluar “Türkiye nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan po ofron zgjidhje ku OKB-ja ka dështuar, Altun theksoi se Ankaraja po përgatitet për një konjukturë të re ndërkombëtare “shumëdimensionale” dhe “me shumë aktorë” në përputhje me pohimin e shpeshtë të cituar të presidentit Recep Tayyip Erdoğan se “Bota është më i madh se pesë”, duke iu referuar pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: ShBA-ja, MB-ja, Franca, Rusia dhe Kina.
Për të zgjidhur problemet globale dhe rajonale, Türkiye ka përdorur efektivisht kanale humanitare dhe diplomatike, si dhe instrumente moderne të ndërveprimit ndërshtetëror, si diplomacia publike, vuri në dukje Altun.
“Me përparimet e bëra në vitet e fundit, Türkiye po respektohet në ekuilibrin ndërkombëtar dhe përmbush me sukses rolin e saj si luajtës në çështjet rajonale, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Kaukaz”, nënvizoi ai.
Për konfliktin izraelito-palestinez, ai tha se “qëndrimi politik i orientuar drejt zgjidhjes” i mbrojtur nën udhëheqjen e Erdoğanit, i cili thekson aspektin humanitar të çështjes, tregon këtë fakt.
“Siç e tregojnë qartë Ukraina, Karabaku dhe çështje të tjera rajonale, ndërsa Republika (e Türkiyes) hyn në shekullin e saj të dytë, është bërë faktor dhe vend udhëheqës në rajonin e saj”, tha Altun.