TCG Anadolu, e cila do të jetë anija më e madhe luftarake e Türkiyes, do t‘i dorëzohet të hënën (10 prill) Komandës së Forcave Detare, transmeton Anadolu.
Kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, İsmail Demir, në një ceremoni për nënshkrimin e ndërtimit të tre anijeve të reja në kuadërtë Fregatave të klasit STIF, që është në cilësinë e vazhdimi të Projektit MILGEM që zhvillohet për Forcat Detare nga Kryesia e Industrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, tha se anija TCG Anadolu do t‘i dorëzohet Komandës së Forcave Detare me një ceremoni që do të zhvillohet të hënën.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas ceremonisë, Demir theksoi se synojnë që këtë vit të përfundojnë integrimin e Bayraktar TB3 në anijen TCG Anadolu. Edhe avioni "Hürjet" është planifikuar të përdoret në anije, tha Demir, duke shtuar se është ende herët për të folur për vendosjen e Anka-3 në anije.
Demir u shpreh se me kompani të ndryshme po kryejnë punime edhe për shkatërruesin e mbrojtjes ajrore TF-2000.
Anija TCG Anadolu, e prodhuar në kuadër të Projektit të Anijes Sulmuese Amfibe me Shumë Qëllime (LHD), do të jetë në gjendje të transferojë një forcë minimale me madhësi batalioni në vendin e caktuar me mbështetjen e saj logjistike, pa pasur nevojë për mbështetje nga baza kryesore.
Krahas katër automjeteve të mekanizuara, dy me jastëk ajri dhe dy mjeteve për zbarkimin e personelit, TCG Anadolu do të mbajë edhe avionë, helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot (dronë). Me një gjatësi prej 231 metrash dhe një gjerësi prej 32 metrash, zhvendosja e plotë e ngarkesës përkon me rreth 27 mijë tonë.
TCG Anadolu, kryesisht me mjetet ajrore pa pilot të armatosura (SIHA) që do të vendosen mbi të, do të jetë një faktor i rëndësishëm i fuqisë për marinën turke.