Anija turke "Abdülhamid Han" fillon shpimin për zbulimin e gazit në Mesdhe. / Photo: AA

Korporata Turke e Naftës (TPAO) njoftoi se anija "Abdülhamid Han" anëtarja më e fuqishme e flotës së shpimit dhe zbulimit të gazit në detëra do të fillojë shpimin në burimin Akseki-1.

Në një postim nga llogaria e platformës X me emrin e mëparshëm Twitter të TPAO thuhet se "Abdülhamid Han, anëtarja më e fuqishme e flotës sonë të energjisë ndodhet në burimin Akseki-1. Anija e shpimit 'Abdülhamid Han' po fillon shpimin në Akseki-1, objektivin e ri në Mesdhe".

Në postim vihet në dukje se vazhdojnë pa ndërprerë aktivitetet për kërkimin e gazit natyror në Mavi Vatan (Atdheun Blu).

Anija e shpimit "Abdülhamid Han", më e fuqishmja e anijeve që Türkiye ka përfshirë në flotën e saj të energjisë në vitet e fundit, më parë në Mesdhe ka kryer aktivitete shpuese në burimet Yörükler-1 dhe Taşucu-1.

TRT Balkan / agjencitë