Në një operacion kundër organizatës terroriste DAESh në Ankara, autoritetet turke kanë kapur 22 shtetas të huaj.
Si rezultat i studimeve të rrezikut dhe analizave teknike të kryera nga autoritetet e sigurisë, është kryer operacion ndaj 27 të dyshuarve të huaj, disa prej të cilëve u konstatua se ishin në kontakt me pjesëtarët e organizatës terroriste DEASh në zonat e konfliktit, kurse disa prej tyre kanë vepruar në kuadër të organizatës terroriste në zonat e konfliktit në vitet e kaluara.
Thuhet se 22 nga 27 të dyshuarit janë dërguar në stacion gjatë operacionit në disa adresa në gjithë qytetin. Mësohet se vijon puna për kapjen e të dyshuarve të tjerë.
Si rezultat i informacioneve dhe analizave të inteligjencës, të dyshuarit, të cilët vlerësohen në kategorinë “luftëtar terrorist i huaj”, pas procedurave dhe marrjes në pyetje pritet t’u dorëzohen zyrtarëve të Drejtorisë së Menaxhimit të Migracionit për t’u deportuar.