Policia turke ka arrestuar tre të dyshuar për sulmin ndaj gjyqtarit të futbollit Halil Umut Meller në një ndeshje të Super Ligës, ndër të arrestuarit është edhe presidenti i klubit të futbollit Ankaragucu, Faruk Koca.
Sulmi ndaj arbitrit ka ndodhur në fushën e stadiumit në Ankara pas përfundimit të ndeshjes së Superligës mes Ankaragucu dhe Caykur Rizespor (1:1).
Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, ka njoftuar në rrjetet sociale se prokuroria kompetente po heton për të gjitha detajet e ngjarjes.
“I dyshuari F.K, S.Y.S. dhe K.C. janë arrestuar pas seancës në prokurori në Ankara-Perëndim, për veprën penale ‘plagosje e zyrtarit publik në fushën sportive për shkak të detyrës publike’. Sipas analizës së videos, të dyshuarit dolën në fushë në fund të lojës dhe sulmuan arbitrin”, tha ministri turk Tunc.