Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mirëpriti sot Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tariq al Said në aeroportin "Esenboga" në kryeqytetin turk Ankara.
Vizita e Sulltan Haithamit shënon vizitën e parë të një kreu shteti të Omanit në Türkiye.
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek dhe zyrtarë të tjerë ishin të pranishëm në ngjarjen e pritjes.
Pas takimeve dypalëshe dhe në nivel delegacionesh, do të mbahet një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe një konferencë e përbashkët për media.
TRT Balkan / agjencitë