Arrestime në Türkiye nën dyshimin e bashkëpunimit me intelegjencën kineze. / Photo: AA

Forcat turke të sigurisë arrestuan të martën gjashtë persona që dyshohen se i kanë dhënë informacione inteligjencës kineze për individë dhe grupe etnike ujgure në Türkiye. Burimet gjyqësore thanë se operacioni në Istanbul ishte pjesë e një hetimi për terrorizëm dhe krim të organizuar, i cili konstatoi se shtatë të dyshuar kishin mbledhur informacione për njerëzit dhe organizatat me origjinë nga Rajoni Autonom Xinjiang Ujgur i Kinës.

Fletarrestet u lëshuan për të dyshuarit që u zbuluan nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) se kanë ndarë informacionin që kishin mbledhur me inteligjencën kineze.

Derisa policia e Istanbulit ka arrestuar gjashtë të dyshuar, kërkimi vazhdon për një të dyshuar në arrati.

TRT Balkan / agjencitë