Policia turke po punon për arrestimin edhe të dyshuarve tjerë të cilët aktualisht janë në arrati.
Në Türkiye janë arrestuar 15 nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir.
Prokuroria në Diyarbakir ka hapur hetime për të konstatuar defektet në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit.
Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale "vrasje me paramendim".
Po punohet për arrestimin e gjashtë të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.
Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7,7 dhe 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiyes më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmaraş.
Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet në Türkiye është rritur në 35.418, ndërsa në Sirinë fqinje në 3.688.
16 Shk 2023
Arrestohen 15 të dyshuar për ndërtimin e banesave të shembura në Diyarbakir
Policia ka arrestuar 15 persona persona, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale "vrasje me paramendim".
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.