Arrestohen 31 nga 42 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër-arrest për shkak të mangësive në ndërtesat që u shembën në Diyarbakir, një nga dhjetë provincat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Türkiye.
Këta persona u arrestuan me akuzën për "defekte në ndërtimin e ndërtesave" që u shkatërruan plotësisht nga tërmeti që goditi Türkiyen jugore të hënën.
Hetimi u nis nga Zyra e Kryeprokurorit në Diyarbakir për të përcaktuar defektet në ndërtesat e prishura.
Për gjithsej 42 persona të dyshuar, 31 prej të cilëve janë arrestuar sot, është lëshuar urdhër-arresti dhe është konstatuar se dy persona nga të akuzuarit kanë vdekur.
Policia po punon për kapjen e të dyshuarve të mbetur në arrati.
Të paktën 22,327 njerëz humbën jetën dhe 80,278 u lënduan në dy tërmetet shkatërruese që goditën Türkiye jugore të hënën, tha të shtunën Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me epiqendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në dhjetë provinca, duke përfshirë Hatay, Malatya, Gaziantep, Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye dhe Sanliurfa.
11 Shk 2023
Arrestohen dhjetëra pronarë të ndërtesave të shembura në Türkiye
Për gjithsej 42 persona të dyshuar, 31 prej të cilëve janë arrestuar sot, është lëshuar urdhër-arresti dhe është konstatuar se dy persona nga të akuzuarit kanë vdekur.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.