Në Aeroportin Ndërkombëtar "Eleftherios Venizelos" në Athinë mbërritën dy avionë dhe një helikopter që Türkiye dërgoi me qëllim mbështetjen e Greqisë e cila po lufton me zjarret.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, në aeroport në kryeqytetin Athinë mbërritën dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter që Türkiye dërgoi në mbështetje të Greqisë, për luftën kundër zjarreve.
Procesi
Türkiye i kishte ofruar ndihmë Greqisë për shkak të zjarrit që filloi në Varnava, pranë kryeqytetit Athinë dhe i cili u përhap në pjesë të ndryshme të Atikës për shkak të erërave të forta
Sipas burimeve diplomatike, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i përcolli administratës së Athinës mesazhin se Türkiye ishte e gatshme të ndihmonte Greqinë në kuadër të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Pala greke deklaroi gjithashtu se do të vlerësonte ofertën dhe do të kërkonte mbështetje nga Türkiye nëse do të ishte e nevojshme.
Burimet theksuan se fakti që aktualisht në Türkiye nuk kishte zjarr të madh, ka bërë të mundur që ndaj Greqisë të mund të ofrohet ndihmë.
Ishte njoftuar se Türkiye kishte nisur përpjekjet për të dërguar dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter për të mbështetur Greqinë në luftimin e zjarrit.