Në përpjekjet për të shpëtuar asetet kulturore në rajonet e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit në Türkiyen jugore, përfshirë Xhaminë Habibi Neccar, Xhaminë Ulu, Xhaminë İhsaniye, Kishën Ortodokse Greke të Antakyas dhe ndërtesën e Parlamentit të Hatayit, të cilat u shkatërruan nga tërmetet, janë bashkëngjitur dhe një grup studentësh vullnetarë.
Konservimi i aseteve kulturore po kryhet nga Drejtoria e Gërmimeve të Zonës së Fatkeqësive e krijuar në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Türkiyes.
Gjithçka e mundur do të bëhet
Aybüke Göktepe, e cila ka një diplomë master në histori arti në Universitetin Akdeniz, tha për Anadolu Agency, se pasojat e tërmetit me qendër në Kahramanmaraş më 6 shkurt ishin shumë të trishtueshme edhe për asetet kulturore.
Duke u shprehur se këtë pikëllim të madh e ka vërejtur pothuajse tek të gjithë, Göktepe tha: "Të gjithë janë përpjekur të ushtrojnë profesionin e tyre që nga dita e parë. Ne zbritëm në fushë sepse erdhi koha".
Duke theksuar se Departamenti i Gërmimeve të Zonës së Fatkeqësive ka mobilizuar të gjitha mjetet për të shpëtuar strukturat e regjistruara, ajo tha qëllimi i tyre është të rivendosen asetet kulturore dhe ato të trashëgiminë.
“Kjo nuk është trashëgimi vetëm e vendit tonë, por e gjithë botës. Ne punojmë me vetëdije për këtë. Për fat të keq, ne ndiejmë trishtim të madh kur hyjmë në ndërtesat. Jo vetëm në xhami ose medrese. Ne kemi të njëjtat ndjenja në të gjitha ndërtesat fetare dhe historike. Do të përpiqemi të shpëtojmë atë që mundemi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi”, shprehet Göktepe.
Planet e vjetra si model
Student i diplomuar në Universitetin Erciyes, Mustafa Koçak, shprehu keqardhjen e tij pasi pa ndërtesat historike me vlerë unike të shkatërruara.
Duke potencuar se bënë çmos për të rivendosur pasuritë kulturore, Koçak tha se qëllimi i tyre kryesor është të përgatisin infrastrukturën për punimet restauruese dhe rindërtuese.
“Mbishkrimet i gjejmë që i përkasin ndërtimit të parë të objekteve historike ose riparimeve në periudha të mëvonshme dhe kryejmë punën tonë mbi bazën e vendosjes së tyre në objektet origjinale kur po kryhen punimet e rikonstruimit. Kemi patur një ngjarje shumë të dhimbshme. Nuk pritej që as këto pallate të vjetra të perballonin tërmetet. Besojmë se do të vijnë në vend shumë më të mira me punimet që ne kryejmë. Secili punon në fushën e vet të ekspertizës”, shpjegon Koçak.
Një pjesë e konsiderueshme e ndërtesave historike në provincat e prekura nga tërmetet e 6 shkurtit u rrënuan. Institucionet turke prej ditëve të para kanë filluar aktivitet për të nxjerrë artefaktet e mbetura nga rrënojat.