Avionët turq që po merrnin pjesë në një mision të NATO-s mbi Detin Egje u provokuan nga avionët grekë F-16, njoftuan burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s.
Burimet, të cilat kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimit që të flasin për media, thanë se dy F-16 turq u provokuan të mërkurën.
Sapo avionët grekë ua mbyllën radarin e tyre avionëve luftarakë turq, pala turke u përgjigj në mënyrë adekuate dhe me forcë të plotë.
Kjo është hera e dytë këtë javë që avionët grekë ua mbyllin radarët e tyre avionëve turq në misionet e NATO-s.
Të martën, një incident i ngjashëm ndodhi në Mesdheun Lindor. Me këtë rast Türkiye informoi autoritetet e NATO-s, kurse atasheu ushtarak grek u thirr në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiye-s.
"Greqia vazhdon të synojë me këmbëngulje misionet e NATO-s për të rritur tensionet, kurse incidenti i fundit i provokimit dëshmon se Greqia në mënyrë të planifikuar bënë lëvizje të tilla", tha Ministria turke e Mbrojtjes.
Burimi i njëjtë tha se sjellje të tilla janë absolutisht të papajtueshme në frymën e aleancës së NATO-s dhe se rrezikojnë sigurinë e fluturimeve.
25 Gus 2022
Avionët grekë sërish provokuan avionët turq F-16 mbi Detin Egje
Kjo është hera e dytë këtë javë që avionët grekë ua mbyllin radarët e tyre avionëve turq në misionet e NATO-s.
AA
Lajme të ngjashme
Fidan: Türkiye e kënaqur me bisedimet për paqe Azerbajxhan-Armeni
"Ne mirëpresim përparimin pozitiv të marrëveshjeve të përhershme të paqes dhe përcaktimit të kufijve midis Azerbajxhanit dhe Armenisë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij azerbajxhanas Jeyhun Bayramov në Baku.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.