KAAN

Avioni luftarak autokton i Türkiyes, KAAN, është planifikuar të fluturojë me një motor turk në vitin 2028, tha menaxheri i përgjithshëm i Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TAI).

Duke folur në Panairin e 16-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF), të mërkurën Temel Kotil tha se KAAN-i aktualisht po fluturon me motorin F110, duke shtuar se studimet për përmirësimin e KAAN-it janë duke vazhduar.

Avioni i gjeneratës së pestë KAAN u zhvillua nga TAI me synimin për të zëvendësuar flotën e vjetër F-16 të ushtrisë turke.

Ai tha se interesi i vendeve të huaja për avionin dhe helikopterin luftarak ATAK-2 është shumë më tepër sesa pritej, veçanërisht nga vendet e Gjirit.

Kërkesa e huaj për helikopterin T-129 ATAK dhe dronin luftarak Aksungur ishte gjithashtu e mirë, theksoi ai.

TRT Balkan / agjencitë