Prototipi i parë i Bayraktar Kizilelma, Sistemi Kombëtar i Mjeteve Ajrore Luftarake pa pilot (MIUS) i zhvilluar nga Baykar Technologies, më në fund ka fluturuar, tha Shefi i Teknologjisë (CTO) Selcuk Bayraktar.
“Ne nuk mund ta mbanim më në tokë. Ai fluturoi! Falë Zotit tonë,” tha Bayraktar në Twitter të mërkurën.
Droni i fundit i Türkiyes ‘Kizilelma’ (molla e kuqe) do ta çojë industrinë e mbrojtjes së vendit në lartësi të reja, sipas prodhuesit të tij Baykar.
Kizilelma do të sigurojë vetëmjaftueshmëri
Duke folur për Javën e Inovacionit të Türkiyes, organizuar nga Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM) në Istanbul në fillim të kësaj jave, Haluk Bayraktar tha se avioni, me zbulueshmëri të ulët dhe shpejtësi hipersonike, është një projekt shumë kritik dhe strategjik.
Varësia nga vendet e huaja në sektorin e mbrojtjes është problem, tha ai, duke shtuar se teknologjitë si Kizilelma do të sigurojnë vetëmjaftueshmëri.
Ai më tej tha ky është një projekt privat që po zhvillohet me mbështetjen e të ardhurave nga eksporti i Baykar.
Prototipi Kizilelma u përfundua në maj 2021 – fillimisht ishte vendosur të bënte fluturimin e saj të parë në fillim të vitit të ardhshëm.
Droni ka manovrim agresiv, me një kohë fluturimi prej pesë orësh dhe një lartësi operacionale prej mbi 10.000 kilometrash.
Ajo ka aftësinë të ulet dhe të ngrihet nga anijet me pista të shkurtra si TCG Anadolu, një anije sulmuese e Marinës Turke.