Baku: Filloi takimi trepalësh i Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë

Baku: Filloi takimi trepalësh i Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë

Mekanizmi i takimeve trepalëshe synon të kontribuojë në stabilitetin, paqen dhe prosperitetin rajonal.
Baku: Filloi takimi trepalësh i Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.    /Foto: AA

Takimi i nëntë trepalësh i ministrave të jashtëm të Türkiyes, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë filloi të premten në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe ai i Gjeorgjisë Ilia Darchiashvili morën pjesë në takimin e organizuar nga ministri i jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov.

Bayramov mbajti një fjalim hyrës, pas të cilit takimi ishte i mbyllur për shtypin.

Ministrat pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie.

Gjatë takimit do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me të tre vendet në kuadër të mirëkuptimit të bashkëpunimit rajonal. Do të diskutohen gjithashtu ngjarjet globale.

Fidani, i cili do të zhvillojë takime dypalëshe me kolegë, pritet të marrë pjesë në forumin e 11-të global që po mbahet në Baku.

Mekanizmi i takimeve trepalëshe kontribuon në stabilitetin, paqen dhe prosperitetin rajonal.


TRT Balkan / agjencitë