Mjeti ajror pa pilot sulmues (droni) Bayraktar AKINCI TIHA i zhvilluar nga kompania turke Baykar u ekspozua për herë të parë në një aktivitet ndërkombëtar të industrisë së mbrojtjes.
Në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abu Dhabi u mbajt njëkohësisht Panairi dhe Konferenca Ndërkombëtare e Mbrojtjes IDEX dhe aktiviteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë Detare NAVDEX.
Në aktivitet industria turke e mbrojtjes zuri vendin e saj me pjesëmarrjen më të lartë të viteve të fundit. Mbi 50 kompani të industrisë së mbrojtjes nga Türkiye, prezantuan për pjesëmarrësit një sërë zgjidhjesh me produktet e tyre të tilla si mjete ajrore dhe tokësore pa pilot, platforma të automjeteve të blinduara, sisteme të armëve, sisteme elektronike, municione, simulatorë dhe produkte të mbështetjes logjistike.
Ndërkohë edhe Baykar, kompania prodhuese e mjeteve ajrore pa pilot në kuadër të aktivitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Detare NAVDEX hapi stendën e saj dhe priti vizitorët.
Drejtori i përgjithshëm i Baykar i cili kryeson delegacionin, Haluk Bayraktar, në këtë aktivitet zhvilloi bisedime me delegacione të shumë vendeve.
Baykar, ekspozoi në aktivitet dronin Bayraktar Akıncı TIHA. I transportuar në EBA me avion kargo (transportues) droni Akıncı, u prezantua me municionet vendase mbi të. Në këtë mënyrë Bayraktar Akıncı TİHA, u ekspozua për herë të parë në një aktivitet të industrisë së mbrojtjes jashtë vendit. Bayraktar Akıncı TİHA më parë ka fluturuar duke kaluar mbi 3 shtete dhe mbërriti në Azerbajxhan duke përshkruar një distancë rreth 2 mijë kilometra ku dhe më pas u ekspozua në eventin teknologjik TEKNOFEST që u mbajt në Azerbajxhan.
Numri i produkteve të industrisë turke të mbrojtjes në EBA do të rritet
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i AA-së, EBA-ja është e interesuar për produktet e industrisë turke të mbrojtjes si Bayraktar Akıncı TİHA, Bayraktar TB2, helikopterin Atak, municione dhe raketa të mençura, platforma detare dhe automjetet tokësore të blinduara. Me projektet të cilët priten të zbatohen në një kohë të afërt, pritet të rritet numri i produkteve të industrisë turke të mbrojtjes që do të jenë nën përdorimin e forcave të sigurisë së EBA-së.
Bayraktar Akıncı TİHA kryen detyrë operacionale që nga 29 gushti 2021 kur hyri në inventarin e Forcave të Armatosura Turke dhe deri më sot ka kryer misione ushtarake dhe ka kontribuar në koordinimin e punimeve të ndërmarra në fatkeqësitë natyrore.
Krahas Bayraktar TB2, i cili është mjeti ajror pa pilot për të cilin janë nënshkruar marrëveshje të eksportit me shumë vende, Baykar ka nënshkruar marrëveshje me 5 vende për Bayraktar Akıncı TİHA. Në kuadër të marrëveshjeve të eksportit kompania këtë vit do të zhvillojë dorëzimin e parë, ndërsa vazhdon bisedimet për të shtuar të reja në shitjet e saj.
Baykar, me shitjet e saj në rritje jashtë vendit, ka arritur në pozicionin e kompanisë së industrisë turke të mbrojtjes e cila ka kryer më shumë eksporte në 2 vitet e fundit.