Në një telefonatë, presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohamed bin Zayed Al Nahyan, diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Të dy udhëheqësit trajtuan gjithashtu zhvillimet rajonale gjatë telefonatës, thuhet në komunikatën e drejtorisë, duke shtuar se Erdoğan "shpreu mirënjohjen e tij për solidaritetin dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe kishin shfaqur pas tërmeteve në Türkiye".
Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca turke - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaraş, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa, duke marrë më shumë se 50.000 jetë.
Mbi 13,5 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.
“Të dy liderët shkëmbyen edhe urimet e Ramazanit”, thuhet në deklaratë.
Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik, i respektuar nga myslimanët në mbarë botën si muaj i dalluar.