Borrell e konsideron Türkiyen si “thelbësore” për qëllimet e BE-së / Photo: AA

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se Türkiye është një vend kandidat, rëndësia gjepolitike e të cilës është rritur shumë më tepër në rrethanat aktuale.

Borrell i bëri këto komente në një konferencë për media ku njoftoi Paketën e Zgjerimit 2024, e cila përfshin vlerësime të vendeve kandidate si Türkiye, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Ukraina dhe Moldavia.

Në konferencën për media Borrell shoqërohej nga komisari evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi.

“Në fillim gjërat ishin shumë më të vështira se sot. Ne u angazhuam sërish në fusha me interes të përbashkët”, tha Borrell, duke u shprehur se ai ka “punuar shumë për të ndryshuar spiralen negative në marrëdhëniet Türkiye-BE”.

Ai po ashtu theksoi rëndësinë e Türkiyes për bllokun evropian.

“Türkiye është thelbësore.Është thelbësore sepse konteksti gjeopolitik është më sfiduesi, më sfiduesi që ka qenë në një kohë të gjatë. Dhe qytetarët evropianë presin që BE-ja të ketë kapacitetin për të vepruar për të siguruar stabilitetin dhe bashkëpunimin në fqinjësinë tonë, në zonat tona përrreth”, tha Borrell.

Ai përmendi gjithashtu disa përparime në fusha si tregtia, lufta kundër pastrimit të parave, hulumtimi dhe inovacioni, si dhe polikat ekonomike dhe monetare, duke theksuar se përpjekjet e Türkiyes në këto fusha vlerësohen.

“Raporti i Türkiyes” në kuadër të Paketës së Zgjerimit 2024 theksonte se zhvillimi i një marrëdhënie bashkëpunuese me përfitim reciprok është në interesin strategjik të BE-së, duke theksuar rolin e vendit si një aktor aktiv dhe i rëndësishëm në politikën e jashtme me autonomi strategjike.

TRT Balkan / agjencitë